Vetura godet këmbësoren në Krushë të Madhe, vijon trajtimin në QKUK

Një këmbësore është goditur nga një veturë në fshatin Krushë e Madhe në komunë e Rahovecit.

E njëjta ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është duke vazhduar trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Sot më datë 17.05.2022, rreth orës 13:00, policia është informuar se ne fshatin Krushë e Madhe KK-Rahovec, kishte ndodhë aksident me lëndim te rënda trupore, te involvuar një automjet dhe një këmbësorë. Deri te aksidentit kishte ardhur kur i dyshuarin kishte qenë duke drejtuar automjetin e tij te llojit VË Golf, në aksin rrugor Prizren- Gjakovë, dhe në dalje të fshatit Krushë e Madhe, papritmas nga pa kujdesia dhe duke mos iu përshtatur shpejtësinë e godet viktimën/këmbësoren e cila ne momentin kishte qenë duke kaluar rrugën. E lënduar pas aksidentit dërgohet në emergjencën e spitalit Rajonal ne Prizren dhe pastaj për shkak te lëndimeve të rënda trupore dërgohet në QKUK”.

“Lidhur për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të ti, i dyshuari ndalet në qendrën e ndalimit prej 48 orësh teksa hetimet vazhdojnë”, thuhet në njoftimin e policisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Plumbi është vota që ka PS-ja”/ Berisha sjell në vëmendje plagosjen e ish-kandidatit socialist në Durrës

Story i radhës

Miratohet ligji me të cilin sigurohet mbështetje financiare për pjesën e mbetur të autostradës Shkup-Bllacë

Të fundit nga