Vetizolohen grevistët në Ballsh, refuzojnë edhe kontrollet mjekësore

Grevistët e urisë në Ballsh kanë ndërprerë të gjitha kontaktet me jashtë.

Vendimin  ekstrem naftëtarët e moren pas neglizhencës që kanë treguar sipas tyre instancat shteterore dhe drejtuesit e  kompanisë azerbajxhanase. Grevistët nuk kanë lejuar ekipin mjekësor dhe autoambulancën të kryejnë kontrolin për shëndetin e tyre. Prej mëngjesit të sotëm grevistët kanë ndërprerë kontaktet edhe me mediat.

Sokol Dautaj kryetari i sindikatës së naftëtarëve, pjesëtar në grevën e urisë thotë se nuk do tërhiqen nga vendimi ekstrem derisa të gjendet një zgjidhje.

Në qoftë se edhe pas këtij premtimi nuk do të gjendet një zgjidhje, naftëtarët e ngujuar në grevë urie kërcënojnë se do të dalin nga ambientet e grevës  vetëm me barrelë. Prej 11 ditësh, 10 naftëtarë ndodhen në greve urie për pagat e papaguara të 900 naftëyarëve, me vlerë rreth 8 milionë euro.

Ngjarja paraprake

Princi William dedikon një çmim “Nobel” për mjedisin

Ngjarja e ardhëshme

Azerbajxhani tërheq për konsultime ambasadorin nga Greqia

të fundit nga