Vetëvendosje është sikur puna e Covidit, duhet me provu…

Vec qyqanat i tuten fitores se Albinit:

Sigurisht qe Albin Kurti dhe Levizja e tij jane nje zgjidhje e keqe per vendin, por qe jane nje zgjidhje qe nuk kemi çare pa e provu. Me dhem zemra me thane qe zgjidhje e mire nuk jane as partite tjera, mirepo vec pse ata e kane keq nuk do me thane qe Albini e ka mire. Ky mundet, edhe e ka, ma keq.

Sido qe te jete, LVV eshte sikur puna e COVID’it. Ky virus eshte ne mesin tone, edhe heret a vone ka me te ra. Fakti qe 100, ose 1000, ose 10000 analfabete ushtrojne terror ne rrjete sociale, duke treguar qysh ky popull eshte lodhe, nuk me lekunde as 1 për qind prej bindjeve te mia, se nje e keqe nuk mundet me u luftu me nje te keqe tjeter.

Mirepo sigurisht qe jam i vetedijshem qe “erlli dita”. Kurse nese ne qe e shohim Albinin si opsion te keq, jemi te bindur qe e kemi mire, duhet te jemi te lumtur qe pas nje kohe do te mund t’u themi pales ‘qeter’ “a ju kemi thane?”.

Eshte njëfarë lezeti kur konfirmohet qe ke pase te drejte.

Levizja Vetevendosje e ka pase njëfarë kuptimi ne vitin 2010, por ajo aktualusht eshte nje çorbë e pergatitur ad hoc me çkado qe ke pasë në kuzhinë. Vec i ka gri Albini edhe i ka shti ne nje ene, le te del ku te del. Nuk e besoj qe dikush e ka provuar me heret nje keso çorbë.

Here ka me shiju si e djathte, here si e majte, here si islamike, here si shqiptare. Mirepo keshtu ka vendosur chef Albini. Eshte populli ai qe ka me e provu edhe ka me na tregu a po i pelqen a jo. Ate çorbën tjeter e ka provu.

Kerkush nuk duhet me qene fatalist edhe me e rrokë kukamën. Ne vend qe me qajte edhe me vajtu, duhet me u bo bashke edhe me u perballe me qeverisjen e ardhshme. Konceptin e Kurtit duhet me e demasku, e jo vec me e refuzu, e jo vec me u frikesu prej tij. Nese ai mendon qe ekonomine e kontrollon qeveria, na tjeret duhet me dale e me thane qe kjo eshte shkolle e vjeter, e tejkaluar dhe e deshtuar.

Nese Kurti mendon qe Kosova ka nevoje per nje dore te hekurt qe na meson edhe menyren e jeteses, na tjeret duhet me dale e me argumentu qysh liria individuale eshte e shenjte dhe te drejtat tona nuk i bartim te qeveria.

Ka edhe shume tema per te cilat duhet me u pergatite me debatu dhe me luftu. Mirepo nuk mundesh me luftu per kurrgjo, nese paraprakisht edhe nuk beson ne te.

Qysh thojne: Pushka top :).

Ngjarja paraprake

Mbi 31 mijë të infektuar, ekspertja: Situata serioze, rastet u rritën sepse nuk respektohen masat

Ngjarja e ardhëshme

Selami: 306 ndërmarrje nuk u dhanë rroga punëtorëve,numri më i madh nga Shkupi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian