Veteranët e Kosovës në futboll përballen më ata të Shqipërisë dhe Greqisë në ditën e pavarësisë

Veteranët e Kosovës në futboll përballen më ata të Shqipërisë dhe Greqisë në ditën e pavarësisë

Liga e Veteranëve të futbollit kosovar, së bashku me tifo-grupin Dardanët, për ditën e Pavarësisë së Kosovës, organizojnë turne në futboll, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

Në këtë turne do të marrin pjesë Kombëtarja e veteranëve të Kosovës, Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë dhe Kombëtarja e veteranëve të Greqisë.

Turneu mbahet të enjten më 17 shkurt nën patronatin e FFK-së, derisa ndeshjet zhvillohen në Kampin Nacional në Hajvali.

Ky është orari i ndeshjeve:

Veteranët e Kosovës – Veteranët e Greqisë (ora 11:30).

Veteranët e Shqipërisë – Veteranët e Greqisë (ora 12:15).

Veteranët e Kosovës – Veteranët e Shqipërisë (ora 13:00).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

207 shkelje të rregullave në trafik vetëm në Shkup

Story i radhës

Elgit Doda zbulon projektet e ardhshme: Do të kem bashkëpunim me Klean, mund të kem këngë edhe me Mozzik e Dafinën

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish