Veteranët azerbajxhanas të plagosur në Luftën e Malësisë së Karabakut dërgohen në Turqi për trajtim

Dhjetëra veteranë azerbajxhanas që janë plagosur në luftën në Malësinë e Karabakut janë dërguar në Turqi për trajtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga “Fondi Yaşat” i formuar nga shteti i Azerbajxhanit për të zgjidhur problemet e familjarëve të dëshmorëve dhe të veteranëve njoftohet se duke marrë në konsideratë mendimet e mjekëve azerbajxhanas, 27 veteranët do të vazhdojnë në Turqi procesin lidhur me trajtimin dhe rehabilitimin.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se “Fondi Yaşat” edhe pas kësaj nëse do të jetë e nevojshme do të sigurojë dërgimin jashtë vendit për trajtim të veteranëve që janë plagosur rëndë.

“Fondi Yaşat” edhe më parë ka dërguar 24 veteranë për trajtim në Turqi.



. .

Ngjarja paraprake

Trajneri i Spanjës: Jam më shumë se i brengosur për ndeshjen kundër Kosovës

Ngjarja e ardhëshme

E dhimbshme: Balerina zbulon djegiet në fytyrë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian