Vetëm se ja bëri me drita, FERO rreh me shpulla një person dhe e filmon skenën (VIDEO)

Reperi i njohur Feronit Shabani, i njohur se Fero, ka publikuar një video teksa shfaqet duke rrahur një person.

Teksa ka qenë duke sharë Unikkatilin në video, Fero del i nervozuar nga makina dhe fillon të godas një qytetar që thjesht ia bëri me drita nga mjeti i tij. Kjo video është bërë virale në rrjetin social “Tik-Tok”, ku reperi godiste me shuplaka një djalë, që nuk dukej në video dhe më pas futet në mjetin e tij e largohet.

“Kush o këtu veç një gangster, a, kush o?”, ishin fjalët e reperit derisa e godiste qytetarin.

Kujtojmë se Fero, është rikthyer në vëmendjen e publikut ditët e fundit, pas debatit online me reperin tjetër, Viktor Palokaj, i cili njihet me emrin e artit si Unikkatil./albeu.com/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pozita dhe opozita në Komunën e Prishtinës përplasen për “Sunny Hill”

Story i radhës

Përplasen 3 makina në superstradën Lezhë-Laç/ Plagoset një grua dhe një fëmijë

Të fundit nga