vetem disa ore perpara marrjes se detyres si president mijera persona protestojne kunder trump 678cb37dbd389

Vetëm disa orë përpara marrjes së detyrës si president, mijëra persona protestojnë kundër Trump

January 19, 2025
1 minut lexim

Mijëra demonstrues, kryesisht femra, kanë dalë në rrugët e Washingtonit për të protestuar kundër Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump, i cili pritet të marrë detyrën nesër.

Marshi Popullor, i njohur më parë si Marshi i Grave, zhvillohet çdo vit që nga 2017-ta. Një koalicion grupesh organizoi lëvizjen me qëllimin për t’u përballur me “Trumpizmin”, ashtu siç ata e quajnë.

Protesta më të vogla kundër Trump u mbajtën në New York City dhe në anën tjetër të vendit në Seattle.

Tubimet përkojnë me mbërritjen e Trump në kryeqytetin e vendit për një seri ngjarjesh fundjave në prag të ceremonisë së betimit të tij të hënën.

Organizatorët kishin pritur 50,000 njerëz, por u paraqitën rreth 5000. Numër më i vogël se i viteve të kaluara.

Protestuesit u mblodhën në tre parqe përpara se të marshonin drejt Memorialit të Lincoln për tubim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

cfare do te ndodhe me perdoruesit pas ndalimit te tiktok ut 678cb0e8a88c6
Story i mëparshëm

Çfarë do të ndodhë me përdoruesit pas ndalimit të TikTok-ut?

zjarr ne disa biznese ne suhareke muharremaj po mundohemi ta lokalizojme 678cb430b55c6
Story i radhës

Zjarr në disa biznese në Suharekë, Muharremaj: Po mundohemi ta lokalizojmë

Të fundit nga

ShkoLartë