vetem 7 e zejtareve te pollogut kane marre ndihme ministri i ekonomise shkoi per ti informuar per shpalljet publike 66e46a63e1042

Vetëm 7% e zejtarëve të Pollogut kanë marrë ndihmë / Ministri i Ekonomisë shkoi për t’i informuar për shpalljet publike

September 13, 2024
1 minut lexim

Deri më tani Vetëm 7% e zejtarëve të Pollogut kanë përfituar përkrahje nga Ministria e Ekonomisë, për shkak se nuk kanë qenë të informuar për këto përfitime, pohon Agron Fazliji, nga Oda e Zejtarëve të Maqedonisë së Veriut. U zotua se do të iniciojnë takime me zejtarët që kjo përqindje të rritet.

“Problemi më i thellë tek zejtarët dhe tek veprimtaria zejtare është vetë nga kontabilistët që nuk i informojnë, odat bëjnë thirrje ose bëjnë politikë se sa do të merren masa këtë vit, ndërsa vetë kontabilistët e kanë obligim që të informojnë çdo ndërmarrje, sepse ndërmarrjet nuk e kanë aplikimin e Ministrisë së Ekonomisë ose web-faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe nuk mund ta përcjellin se vetëm kontabilistët mund t’i informojnë këtu në Gostivar, Pollog, që t’i informojnë veprimtaritë zejtare që të mund të aplikojmë dhe për atë arsyeje kemi vetëm 7% nga Pollogu”, tha Agron Fazliji, Oda e Zejtarëve të Maqedonisë së Veriut.

Këto i dëgjoi edhe Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi që u takua me Odën e Zejtarëve, pas takimit që kishte me kryetarin e komunës së Gostivarit Valbon Limani.

“Ajo çka është shqetësuese është se rajoni Pollogut në përgjithësi vetëm 7% aplikojnë në këto shpallje publike dhe prandaj e morëm këtë iniciativë që t’i informojmë nga afër edhe zejtarët, edhe ndërmarrjet, të bisedojmë me ta, t’i informojmë për shpalljet publike, për problemet apo sfidat që ata ballafaqohen”, tha Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Në rajonin e Pollogut janë gjithsej 1270 zejtarë, prej të cilëve 570 në Gostivar dhe 700 në Tetovës. Vetëm 89 prej gjithë tyre kanë përfituar nga ndihma e Ministrisë së Ekonomisë.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

gervalla nderkombetaret ti japin mesazhin vuciqit qe te mos vajtoje por ti kryej detyrat e shtepise 66e46a5e88e22
Story i mëparshëm

Gërvalla: Ndërkombëtarët t’i japin mesazhin Vuçiqit që të mos vajtojë, por t’i kryej detyrat e shtëpisë

blushi ne zall herr nese veliaj ju vjen per vota percilleni me gure kokes e ka mendjen te vjedhjet jo rruget 66e46cb74d145
Story i radhës

Blushi në Zall-Herr: Nëse Veliaj ju vjen për vota, përcilleni me gurë kokës, e ka mendjen te vjedhjet, jo rrugët

Të fundit nga

ShkoLartë