vete gjobitet drejtori i bankes ne japoni pasi punonjesi tentoi te vriste klientin 674f2d7b4e231

Vetë-gjobitet drejtori i bankës në Japoni pasi punonjësi tentoi të vriste klientin

December 3, 2024
1 minut lexim

Drejtori i bankës japoneze Nomura ka kërkuar ndjesë dhe ka bërë ulje prej 30% të rrogës së tij pasi një punonjës i institucionit është akuzuar për grabitje dhe tentativë vrasje të klientit.

Punonjësi i menaxhimit të fondeve është ndaluar për grabitje dhe tentativë vrasjeje me zjarrvënie ndaj një çifti klientësh të moshuar të bankës, të cilët i vizitonte në shtëpi.

Kentaro Okuda, i cili ka drejtuar bankën Nomura prej vitit 2020, tha se po merr një ulje rroge prej 30% për tre muajt në vijim, teksa disa drejtues të tjerë po marrin shkurtime të ngjashme, njoftonte banka.

Ish-punonjësi grabitës besohet se ka droguar klienten e moshuar dhe bashkëshortin e saj në Hiroshima, para se të vidhte paratë dhe të tentonte t’i vinte zjarrin shtëpisë së tyre, në ngjarjen e rëndë të gushtit.

Në konferencën e sotme për shtyp Okuda dhe tre drejtues të tjerë kërkuan ndjesë. “Duam t’i kërkojmë ndjesë viktimave dhe njerëzve të tjerë të përfshirë, për trazirat e shkaktuara”, tha Okuda.

Nomura është banka më e madhe në Japoni me 26,000 puononjës në të gjithë botën dhe zyra në Tokio, Londër e New York.

Pas incidentit kompania ka thënë se do të ndryshojë mënyrën si funksionon, duke përfshirë monitorim të sjelljes së punonjësve, shkruan The Guardian.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

udhetimi im ne shqiperi eksplorim i vendeve magjike dhe pervoja te paharrueshme ne bregdetin adriatik 674f2ae80a755
Story i mëparshëm

Udhëtimi Im Në Shqipëri: Eksplorim i Vendeve Magjike dhe Përvoja të Paharrueshme në Bregdetin Adriatik

komuna e drenasit thote se i nevojiten edhe kater cerdhe 674f2e2f0edbe
Story i radhës

Komuna e Drenasit thotë se i nevojitën edhe katër çerdhe

Të fundit nga

ShkoLartë