vetdorezohet ne polici lirim kurtaj akuzohet per mbi 15 vjedhje ne korrik te 2024 es 6794e9a3a9490

Vetdorëzohet në polici Lirim Kurtaj, akuzohet për mbi 15 vjedhje në korrik të 2024-ës

January 25, 2025
1 minut lexim

Lirim Kurtaj është vetdorëzuar në stacionin e Policisë në Pejë të premten, për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, i njëjti ishte në arrati nga 23 korriku i 2024-ës, dhe me 7 gusht të vitit të kaluar, ishte shpallur nё kёrkim nga policia.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se derisa i dyshuari ishte në arrati, policia i ka mbledhur prova dhe dёshmi, gjatё hetimit janё gjetur dhe sekuestruar disa nga sendet e vjedhura tek dy persona tё tjerë të dyshuar në qytetin e Fushё Kosovёs.

Këta dy tё dyshuar akuzohen pёr veprën penale “Blerja, Pranimi ose fshehja e sendeve të pёrfituara”.

Personi i dyshuar dyshohet se ka kryer mbi 15 vjedhje tё rёnda nё korrik tё vitit 2024, gjithashtu gjatё arrestimit janё gjetur dhe sekuestruar:

Njё Pistoletё Zoraki, njё karikator dhe 16 fishekё,

40 fishekё kal:8x57mm,

Njё Sprej OC,

Njё mjet i mpreht (thikё).

Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuar me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё, pёr veprat penale, “Vjedhje e rёndё” dhe “ Mbajtja nё pronësi, Kontroll ose posedim tё paautorizuar tё Armёve”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ndarja nga jeta e kryepeshkopit nazarko figure kontradiktore ka kontribuar per 33 vjet ne krye te kishes ortodokse 6794e03f82455
Story i mëparshëm

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit/ Nazarko: Figurë kontradiktore, ka kontribuar për 33 vjet në krye të Kishës Ortodokse

vlen bdi non grata 20 vite pushtet me 1 moral dhe 100 korrupsion 6794ecaca0323
Story i radhës

VLEN: BDI non grata 20 vite pushtet me 1% moral dhe 100% korrupsion

Të fundit nga

​Hamza: 9 shkurti – dita e PDK-së

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza në fushatën përmbyllëse të kësaj partie ka thënë se Kosova do të jetë shumë më mirë pas 10 shkurtit. Ai tha se
ShkoLartë