Veseli: Mosrespektimi i masave antiCOVID, e dimë ku na çon!

Mjeku Edmond Veseli nga Lëvizja Besa i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat gjatë debatit për menaxhimin e koronavirusit në vend, tha se jo vetëm vendi jonë po përballet me rritjen e numrave të rasteve të reja dhe viktimave, por i gjithë rajoni dhe globi. Ai tha se thelbësore është të zbatohen rekomandimet dhe të jemi sa më shumë të përgjegjshëm me zbatimin e tyre, sepse në të kundërt, nëse nuk zbatohen këto masa, dihet se do të ketë një ashpërsim edhe më madh të këtyre masave.

Për sa i përket situatës, realisht me këtë situatë po përballet i gjithë globi, për shumë gjera jam dakord por edhe që nuk dakordohem. Realisht numrat janë të larta, jo vetëm këtu, por gjithë Evropën. Situata pritet nga të gjitha vlerësimiet, ku kemi një rritje drastike të numrave, sidomos tani edhe me gripin sezonal. Jam dakord që nuk kemi protokolle, por jemi mjek dhe punën tonë e dimë. Rekomandimet jo përherë janë ndjekur nga popullata, kjo shihet edhe nga numri i lartë i gjobave për mbajtjen e maskave. Prandaj duhet të jemi të ndërgjegjshëm për të respektuar masat. Masat duhet të respektohen, moszbatimi i masave e dimë ku na çojnë- tha Veseli.

Ngjarja paraprake

Maliqi: Presioni i qeverisë ndaj medias është alarmant, për marrjen e pushtetit janë gati të bëjnë viktima

Ngjarja e ardhëshme

Mirush Kabashi, në gjendje të rëndë shëndetësore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian