veseli kundershton pyetjet ne speciale rreth ferat shales 67adf61f52808

Veseli kundërshton pyetjet në Speciale rreth Ferat Shalës

February 13, 2025
1 minut lexim

Edhe sot në Speciale dëshmitari i ZPS-së, Sylejman Selimi, ka vazhduar dëshminë e tij. Pyetjet në Speciale drejtuar Sylejman Selimit në Hagë lidhur me Ferat Shalën, nuk i pëlqyen Kadri Veselit.

Pas Hashim Thaçit që vitin e kaluar kishte kundërshtuar disa pyetje të prokurorit duke u ngritur në këmbë, njëjtë bëri të enjten edhe Veseli. Për këtë pati një sqarim mbrojtja e Veselit.

“Kemi disa pikëpyetje lidhur me pyetjet që u bënë në fund lidhur me zotin Shala. Këto shqetësime kemi shprehur në dokumentin e nëntorit e vitit të kaluar lidhur me masat që janë marrë për të garantuar paanshmërinë e procesit gjyqësor. Shqetësimi im është se këto nuk janë pyetje sqaruese, janë pyetje që po përdorni si bazë nga ana e trupit gjykues. Këto nuk janë pyetje që duhet t’i bëj trupi gjykues dhe deshta të di a keni marrë ju ndonjë vendim lidhur me mocionin tonë që është ende pezull. Bëhet fjalë për mocionin e 30 nëntorit 2024”, tha Rodney Dixon, avokat i Kadri Veselit

Kurse Charls Smith lll, kryetar i trupit gjykues, tha se vendimi e tyre është se do vazhdojnë në formën siç e kemi bërë. “Mund të bëjmë pyetje me çdo temë të mundshme”, tha ai.

“Po unë po them që në mocionin tonë të garantohen të drejtat e të akuzuarve dhe të garantohet paanshmëria dhe drejtësia e procesit gjyqësor. Po theksoj edhe një herë që sot pyetjet nuk janë të paanshme, janë pyetje që po përdoren si bazë nga gjykatësit në përfundimet e tyre”, tha Rodney Dixon, avokat i Kadri Veselit

Ndërkohë, në ditën e katërt të dëshmisë në Haga, Selimi u pyet për marrëdhëniet e të akuzuarve me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rama pergenjeshtron berishen nuk do iki ne durres te takoj veliajn beteja ligjore eshte e tija jo e imja dhe ps 67adecbe98de9
Story i mëparshëm

Rama përgënjeshtron Berishën: Nuk do iki në Durrës të takoj Veliajn! Beteja ligjore është e tija, jo e imja dhe PS

apple ju ofron perdoruesve mundesine e transferimit te blerjeve mes llogarive 67adf8ecd6350
Story i radhës

Apple ju ofron përdoruesve mundësinë e transferimit të blerjeve mes llogarive

Të fundit nga

Spitali i Pejës me mbi 3,000 operacione në 2024

Gjatë vitit 2024, Spitali i Pejës ka kryer gjithsej 3,024 operacione, duke siguruar shërbime kirurgjikale të shpejta dhe profesionale për pacientët e tij. Sipas të dhënave të publikuara, numri më i madh
ShkoLartë