veselaj muhaxherit per projektin borea nuk jeni te zotet per kete pune 66e4154532774

Veselaj-Muhaxherit për projektin Borea: Nuk jeni të zotët për këtë punë

September 13, 2024
1 minut lexim

Në seancën e jashtëzakonshme për projektin Borea, asambleisti Drin Veselaj kritikoi menaxhimin e projektit dhe theksoi se qytetarët nuk do të pranojnë më mashtrime të lidhura me të.

Ai u shpreh me ironi dhe zhgënjim duke e cilësuar Kryetarin Muhaxheri si jo të duhurin për këtë projekt.

“Qytetarët nuk kanë me u mashtru më me këtë projekt, ka projekte të tjera që munden për tu mashtruar. Ne jemi duke jetuar në një qytet që nëse biem në një gropë, dalim në Malishevë apo Prishtinë apo në ndonjë qytet tjetër. Pa dashtë për ta ofenduar askënd këtu, por kryetar, nuk jeni të zotët ta bëni këtë punë,” ka thënë Veselaj.

Pas deklaratave të kryetarit Muhaxheri dhe kritikave të asamblistit Drin Veselaj, debati në seancën e jashtëzakonshme vazhdoi me diskutime të ashpra lidhur me zvarritjet dhe dështimet e projektit Borea. 

MARKETING

RENT A CAR

premtimi i madh i yllit katalanas pergjithmone te barcelona 66e413a04815d
Story i mëparshëm

​Premtimi i madh i yllit katalanas: Përgjithmonë te Barcelona

denohen dy te akuzuarit per kanosjen e deputetes blerta deliu 66e415f80c2da
Story i radhës

Dënohen dy të akuzuarit për kanosjen e deputetes Blerta Deliu

Të fundit nga

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita
ShkoLartë