verstappen jemi ende ne ndjekje te ferrari 62fb7434a6496

Verstappen: Jemi ende në ndjekje të Ferrari

August 16, 2022
1 minut lexim

Edhe pse Red Bull e Max Verstappen kryesojnë renditjet e këtij botërori në Formula 1, ato për skuadra dhe pilotë, sërish pilloti holandez nuk ndjehet i sigurt për titullin kampion.

Ai ka 80 pikë avantazh ndaj Charles Leclerc me Ferrari, ndaj kërkon një pjesë të dytë të kampionatit më të mirë.

“Ju më njihni, nuk jam nga ata që gjatë pushimeve ulem në plazh për të marrë rreze dielli”, tha piloti holandez i Red Bull. Këtë sezon, ai ka fituar 8 ngaq 13 garat, por shpesh ka përfituar nga gabimet e makinës italiane apo pilotëve të saj, që në disa gara i kanë dhuruar fitoren.

“Nuk më intereson diferenca që kemi në renditje. Ajo që më intereson është të jemi të përkryer në çdo fundjavë. Ju e keni parë që Ferrari ka qenë më i shpejtë se ne thuajse çdo të shtunë, ndaj janë përpara nesh. Jemi ne ata që ndjekim Ferrarin thuajse në çdo garë dhe më pas i mundim, ndaj duhet kujdes”, tha holandezi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

gjendet ne gjendje te mire shendetesore e moshuara nga skenderaj qe ishte larguar nga shtepia 62fb70037bbb3
Story i mëparshëm

Gjendet në gjendje të mirë shëndetësore e moshuara nga Skenderaj që ishte larguar nga shtëpia

tri shenjat me modeste te zodiakut 62fb74ab4d2c9
Story i radhës

Tri shenjat më modeste të Zodiakut

Të fundit nga

Dean Huijsen, blerja e parë e Real Madridit

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij. Reprezentuesi i
ShkoLartë