Versioni i ri i sistemit operativ të Vivo është një tjetër kopje e iOS 14

Vivo prezantoi sistemin e ri operativ bazuar në Android në një konferencë vjetore në Kinë. OriginOS është pasardhësi i FuntouchOS dhe sjell një ridizajnim të plotë i cili i jep priotet widgets dhe sistemimin e tyre në ndërfaqen rrjetë.

Widgets përditësohen vetë me njoftime të quajtura nano alterts. Nga të gjitha versionet e Android, FuntouchOS i Vivo është ai që më së tepërti adopton dizajnin e Apple që nga ngjyrat tek niveli i transparencës.

Widgets e përdorur nga Vivo janë thuajse identike me ato të prezantuara nga Apple në iOS 14 edhe pse kjo e fundit nuk ishte dizajn unik. Po Vivo thotë se është inspiruar nga Huarong Dao, varianti Kinez i Klotski.

Vivo pretendon se Origin OS do të konsumojë më pak resurse siç është memoria RAM. Kompania tregoi sistemin operativ në një mockup të telefonit flagship X50. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Misioni i rregullt i FMN-së

Ngjarja e ardhëshme

Qeverisja ndryshe e Artan Grubit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian