Versioni i fundit i Telegram një arsye për tepër për tu larguar nga WhatsApp

Telegram ka qenë një prej aplikacioneve të para që ka lejuar fshirjen manuale të mesazheve që shkëmbeni në platformë në të dy anët e komunikimit.

Megjithatë me përditësimin e fundit Telegram lejon fshirjen e të gjitha bisedave automatikisht pas një periudhe kohore të caktuar.

Duke përdorur këtë opsion të ri ju mund të fshini mesazhet e dërguar dhe pranuara automatikisht pas një afati kohor të përcaktuar prej juve.

Opsionet kohore janë 24 orë dhe 7 ditë për fshirjen e mesazheve. Llogaritja e kohës fillon nga momenti që dërgoni një mesazh dhe jo kur lexohet ai. Fshirja automatike ndodh vetëm për mesazhet e dërguara pas aktivizimit të afatit kohor dhe jo përpara.

Për të aktivizuar këtë opsion duhet të ndiqni këto hapa:

  • Në Android hapni Telegram dhe shtypni menunë me tre pika. Përzgjidhni opsionin Clear History dhe vendosni afatin kohor të dëshiruar
  • Në iOS mbani të shtypur mbi një mesazhe dhe ndiqni opsionet Select > Clear dhe më pas butonin Enable Auto-Delete.

Në grupet e Telegram vetëm administratori i grupit mund të përdorë opsionin e fshirjet automatike ndërsa përdoruesit normalë nuk kanë për ta parë.

Çfarë ka tjetër të re në Telegram?

Versioni i ri i Telegram sjell edhe disa opsione të reja. Një prej tyre është mundësia për të shfaqur bisedat në formën e widgets në ekranin e telefonit duke bërë të mundur leximin në kohë reale të bisedave.

Nëse përdorni lidhjet për të ftuar njerëzit grupet Telegram, tashmë mund të vendosni një afat skadimi për këto lidhje. Kështu nëse dikush klikoni linkun për t’ju bashkuar grupit nuk do ta ketë të mundur pas një periudhe kohore.

Deri më sot Telegram ka lejuar vetëm 200 mijë njerëz në një grup. Tashmë me përditësimin e fundit mund të shtoni anëtarë pa asnjë kufizim por me një kusht: grupi juaj duhet të konvertohet në Broadcast Group dhe vetëm administratori mund të publikojë në këto grupe. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Borussia Dortmund do ta zëvendësojë Haaland

Ngjarja e ardhëshme

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite rrëzon një dron të rebelëve të Jemenit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian