Versioni i fundit i Firefox hap uebsajtet vetëm në HTTPS

Firefox 98, versioni më i fundi i shfletuesit të Mozilla sjell disa funksionalitete të reja. Megjithatë ai që spikat më tepër është modaliteti vetëm HTTPS për shfletuesin Firefox Focus në Android.

Kur është i aktivizuar, funksionaliteti mbron privatësinë dhe sigurinë duke garantuar aksesin në një uebsajt vetëm në versionin HTTPS edhe kur manualisht shkruani HTTP tek fusha e adresës.

Përditësimi sjell edhe funksione të reja. Në versionin iOS të Firefox mund të vendosni nëse dëshironi që fusha e kërkimit të qëndrojë në krye apo fund të aplikacionit.

Mozilla ka sjellë edhe sfondet mobile. Firefox 98 mund ta shkarkoni që nga dita e sotme. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelenksy: Rusia ka sulmuar një spital në Mariupol

Story i radhës

Pas 14 vitesh, presidenti izraelit viziton Turqinë

Të fundit nga