Vërshojnë ofertat drejtë Paulo Dybalas

March 22, 2022
1 minut lexim

Sipas raporteve të shumta në Itali, Interi dhe Atletico Madridi janë në pozicionin shumë të favorshëm për të nënshkruar me Paulo Dybalan në verë, por Arsenali ka hapur bisedimet paraprake gjithashtu me agjentin e lojtarit.

Sulmuesi argjentinas do të largohet nga Juventusi në verë pas një periudhe shtatëvjeçare në klub. Drejtori ekzekutiv i Juventusit, Maurizio Arrivabene konfirmoi dje se Dybala nuk është më në qendër të projektit, kështu që klubi nuk bëri as një ofertë gjatë takimit të djeshëm me agjentët e tij.

Argjentinasi tani është i lirë të bashkohet me ndonjë klub tjetër gjatë verës dhe sipas raporteve të shumta në Itali, Interi po udhëheq garën për të siguruar shërbimet e tij në fund të sezonit.

Edhe pse përfaqësuesit e argjentinasit mohojnë se do të takohen së shpejti me drejtorët e Interit, “La Gazzetta dello Sport”, “Tuttosport” dhe “Il Corriere dello Sport” këmbëngulin se “Nerazzurrët” janë destinacioni më i mundshëm për “La Joya”. Drejtori sportiv i Interit Beppe Marotta është një admirues i 28-vjeçarit, pasi e transferoi atë në Juventus nga Palermo për 40 milionë euro në vitin 2015.

Mediat italiane përmendin Atletico Madridin si një tjetër opsion konkret për Dybalan, veçanërisht duke pasur parasysh që Luis Suarez do të largohet në fund të kontratës së tij në verë.

Tottenham, PSG dhe Barcelona po monitorojnë gjithashtu situatën, sipas tre gazetave kryesore sportive italiane, ndërsa “Gazzetta” dhe “Tuttosport” raportojnë se Arsenali kanë bërë kontaktet fillestare me përfaqësuesin e lojtarit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

148 shoferë të dënuar në Shkup, 39 për vozitje të shpejtë

Story i radhës

Lufta në Ukrainë, flet gjenerali amerikan: Kush do ta mbyllë syrin i pari?

Të fundit nga

ShkoLartë