Vërshohet edhe Suhareka nga reshjet e shiut, Muharremaj thotë se do të veprojnë brenda kapaciteteve

Reshjet e shumta të shiut të cilat po vazhdojnë ende,  në të gjithë Kosovën,  po shkaktojnë probleme në disa zona edhe në Komunën e Suharekës.

Në lidhje me situatë aktuale ka reaguar kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj i cili ka thënë se ekipet e komunës tashmë janë në terren duke vepruar me të gjitha kapcitet e tyre.

Ai ka treguar se në fshatrat Duhël, Bllacë, Tërrnje, Leshan, Nëpërbisht etj, ekipet kanë bërë vizitën e tyre dhe po veprohet sipas nevojës.

Njoftimi i plotë i tij:

Rreshjet e shumta të shiut të cilat po vazhdojnë ende, po shkaktojnë probleme në disa zona në Komunën e Suharekës.

Ekipet tona janë në teren dhe po e mbajnë situatën nën kontrollë, megjithëse dëmet mund të jenë prezente nëse kemi ende reshje të shiut. Në Shirokë, Duhël, Bllacë, Tërrnje, Leshan, Nëpërbisht etj, ekipet kanë bërë vizitën e tyre dhe po veprohet sipas nevojës.

Ne do të jemi në teren dhe brenda kapaciteteve tona do të veprojmë.

Bali Muharremaj

Image
Image
Image
Image

 

Ngjarja paraprake

Forcat e ushtrisë mbërrijnë në Lezhë/ 970 ha tokë nën ujë! Një shtëpi e përmbytur në Kurbin, rrugë të bllokuara

Ngjarja e ardhëshme

Garat e ardhshme kualifikuese të sportistëve tanë për Lojërat Olimpike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian