​Vërshime në Reçak dhe Belinc të Shtimes, shiu i hyri edhe në shtëpi

Disa familje në fshatrat Reçak dhe Belinc të Komunës së Shtimes kanë pasur probleme më të theksuara nga vërshimet që ndodhën në këtë komunë, pas reshjeve të shiut.

Sipas njoftimit, ekipet emergjente dhe përfaqësuesit komunal, janë në gjendje gatishmërie për internvenim dhe ndihmë secilit qytetarë.

Pas reshjeve të dendura të shiut, sot drejtori i Shërbimeve Publike, Bardhyl Rushiti, drejtori i Urbanizmit, Grejtalb Emini, zyrtari për Emergjenca, Skender Dauti, bashkë me zyrtarë nga Stacioni Policor në Shtime, ishin në teren për të monitoruar nga afër gjendjen në disa lokacione.

Situata të përsëritura me ujërat atmosferik po ndodhin për shkak të problemeve me kanalet atmosferike, nga “Emin Duraku” dhe deri në qender të qytetit. Ekipet emergjente bashkë me përfaqësuesit nga komuna, gjithashtu vizituan disa familje në fshatrat Reçak dhe Belinc, që kanë pasur probleme më të theksuara nga vërshimet. Gjendja aktuale cilësohet të jetë e qetë, ku ekipet emergjente dhe përfaqësuesit komunal, janë në gjendje gatishmërie për internvenim dhe ndihmë secilit qytetarë”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Franca kthen bartjen e maskave

Story i radhës

Sa kohë i duhet Malit të Zi për të hyrë në Ballkanin e Hapur, sipas Abazoviç

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish