Vera Ora me mesazh motivues në muajin e ndërgjegjësimit

Nëna e Rita Orës e ka dhënë një mesazh të veçantë e motivues.

Përveç Rita Orës, edhe familja e saj është bërë pjesë e mediave rozë për shumë arsye.

Sidomos nëna e saj Vera Ora, e cila edhe së fundmi mori vëmendjen me mesazhin e dhënë.

Ajo publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi krah bashkëshortit të aj, Besnikut, në mbishkrimin e së cilës ua kujtoi të gjitha grave që të kryejnë me rregull kontrollet mjekësore dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.

“Bukuroshet e mija të dashura, është muaji për të bërë kontrollet kryesore të jetës suaj, lufto kundër kancerit të gjirit. Mos hezito, shko për kontroll të lutem! E ju o burra/partnerë, ndihmoni dhe suportoni femrat e juaja se sëmundja afekton të gjithë të afërmit tuaj”, ka shkruar ajo pranë postimit.

Ndërkaq bie në sy edhe komenti i Ritës e cila ua ka shprehur dashurinë prindërve publikisht.

“I dua prindërit e mi”, ka shkruar Rita ndër të tjera pranë postimit.

Image
Ngjarja paraprake

DIMITROVI bind se punohet intensivisht në problemin me Bullgarinë, MICKOSKI kërkon takim liderësh

Ngjarja e ardhëshme

Ushtria e Azerbajxhanit rrëzon një avion luftarak Su-25 të ushtrisë së Armenisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian