Venezuelë, mbërrin dërgesa e parë e vaksinës kineze Sinopharm kundër COVID-19

Në aeroportin ndërkombëtar “Simon Bolivar” në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas mbërriti dërgesa e parë prej 500 mijë doza të vaksinës Sinopharm të zhvilluar nga Kina kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria në Twitter presidenti venezuelas, Nicolas Maduro shprehu falënderime ndaj presidentit të Kinës, Xi Jinping. “Njoftoj me një gëzim të madh se në Venezuelë ka mbërritur dërgesa e parë prej 500 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 nga Kina. Është një lajm i shkëlqyeshëm që na gëzon. Së shpejti do të fillojmë vaksinimin masiv për popullin tonë”, tha Maduro.

Zv.presidentja Delcy Rodriguez e cila bashkë me ambasadorin e Kinës në Karakas, Li Baorong, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të vaksinave tha se bashkë me vaksinat kanë mbërritur edhe 17 mijë tonë pajisje mjekësore.

Ministria e Shëndetit Publik njoftoi se ka miratuar përdorimin e vaksinës Sputnik V që Rusia ka zhvilluar kundër COVID-19.

Në Venezuelë popullsia e së cilës arrin në 29 milionë banorë, deri më tani nga COVID-19 kanë humbur jetën 1.353 persona ndërsa janë regjistruar 139.934 raste.



. .

Ngjarja paraprake

Qeveria apel diasporës: Merrni pjesë në regjistrim

Ngjarja e ardhëshme

Avantazhet e terapisë së vallëzimit dhe gjuha e vallëzimit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian