“Vendosni pullën e kuqe!”, Rama i bën kërkesën e pazakontë Fevziut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar i revoltuar teksa Blendi Fevziu nxorri një insert të Lulzim Bashës, që i drejtohej me gjuhë ofenduase Ramës.

“Nxirrjani të palarat palaços. Kërkojani paketën e tretë”, deklaronte Basha.

Rama tha se ky fjalor nuk mund të përdoret në televizion dhe duhet të vendoset pulla e kuqe.

“Nuk mendon se kur nxjerr këto lloj fjalori të vendosësh një pullë të kuqe. Çfarë gjuhe është kjo?”

Si kundërpërgjigje, Fevziu transmetoi një tjetër insert kur Rama flistë për “shpulla për Lulin”.

“Më vjen keq për Lulin, e dua shumë, por ka nevojë për shpulla. Kush të rreh të do”, deklaronte Rama më herët.

Ngjarja paraprake

Ky do të jetë kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës?

Ngjarja e ardhëshme

“Christmas Without You”, vjen nga Ava Max

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian