Vendoset në funksion blloku i dytë i TEC Manastir

Është e trishtë kur Bashkësia evropiane për energjetikë na tërheq vëmendjen se “kemi ngrënë rezervat” dhe se po e teprojmë me baraspeshën. Kemi kapacitet për prodhim vendor, si dhe të eksportojmë gjatë verës ose ta kursejmë për në dimër, ndërsa nuk punojnë që të tre blloqet e TEC Manastir – thotë ekonomisti Goran Rafajllovski për TV21 “Çfarë është ajo ndjekje e gjendjes pa pasur plan, ndërsa plan duhej të kishte që para tre – katër muajve. A nuk e dinin se do të kemi shtrenjtim të tillë të energjisë elektrike? E kanë ditur saktë. E dinin saktë edhe në energjetikë, e dinin saktë edhe në EVN, edhe kompanitë tjera që merren me tregtimin e energjisë elektrike, pse nuk u konsultuan apo pse nuk alarmuan?”, tha Goran Rafajllovski – ekonomist.Sot në Qeveri të gjithë kompanitë energjetike kanë takim me zv. kryeministrin për çështje ekonomike. Deri në fund të kësaj jave ka paralajmërime për marrëveshje për furnizimin e 300 tonelatave qymyr nga Kosova. Nga 15 nëntori fillon me punë TEC Osllomej, ndërsa nga sot edhe blloku i dytë i TEC Manastir.“Keni problem serioz nëse keni paralajmërim. Kjo do të thotë se tani po bëhet plani se si të bëhet kjo gjë dhe kur do të arrijë dhe a do ta gjeni. Ju e dini se për momentin nëse kërkoni grurë dhe misrër gati nuk mund të gjeni, për shkak se që më parë e kanë blerë vendet e mëdha si Kina. Me të vërtetë nuk mund ta kuptoj se si mundet të keni një resurs, ta punoni, ndërsa të mos mundeni të parashihni se çfarë do të ndodh”, shtoi Goran Rafajllovski.Rafajllovski vlerëson se bota së shpejti do të orientohet drejtë ekologjisë pa bërë baraspeshë mes prodhuesve të energjisë elektrike dhe krijimit të energjisë së pastër nga ajo e papastër. Koncepti për të mbrojtur planetin Tokë është i mrekullueshëm, por duhet të kemi backup që të mundet kjo gjë të realizohet. Mbyllja e termoelektranave dhe e një pjese të centraleve nukleare dhe mos ndërtimi tjerave sipas tij do të sjellë deri te rritja e pakontrolluar e çmimit të energjisë elektrike. Vendi në gusht të këtij viti gjithsej shpenzoi 586.691 megavat orë energji elektrike, 36,924 milionë metra kub normal gaz natyror, 413.040 tonë thëngjill dhe 112.231 tonë produkte të naftës. Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, 88,7 për qind e energjisë së shpenzuar elektrike është nga burime vendore, ndërsa 97,12 për qind nga konsumi i përgjithshëm i thëngjillit janë përdorë për prodhim të rrymës.

Ngjarja paraprake

ВИДЕО | Хрватски биолог предупредува: Македонија ја чека тешка зима ако вакцинацијата остане на овој процент

Ngjarja e ardhëshme

ASH do të mbështes Lëvizjen Besa në Tetovë dhe Zhelinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian