Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Zyrës së Punësimit në Gjakovë

Në ceremoninë e organizuar me 13 prill për fillimin e ndërtimit të Zyrës së Punësimit në Gjakovë, zëvendësministri Ilir Kapiti mori pjesë ku edhe vuri gurthemelin e kësaj Zyre.

Gjatë kësaj ceremonie, Kapiti theksoi se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka të përcaktuara objektivat strategjike, të cilat mbulojnë shumë segmente, mirëpo një ndër prioritetet më të rëndësishme është punësimi dhe aftësimi profesional i të rinjve  në Kosovë dhe përgatitja e tyre për tregun e punës.

Në njoftimin e MFPT-së thuhet se Kapiti ka thënë se vetëm me një infrastrukturë moderne të Zyrave të Punësimit, shërbimet do të jenë më të mira për qytetarët e vendit dhe për ata do të punojnë në vazhdimësi që të krijojnë kushte sa më të mira pune.

Ngjarja paraprake

Hailey Bieber pozon me pallto 9,450 dollarë

Ngjarja e ardhëshme

Porrini: Edhe kur isha unë me Rejën, Atalanta kishte lojtarë të mirë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian