Vendos rekord të ri për futbollin italian në Europë

Megjithëse Juventusi e largoi si të padëshiruar dhe të papërshtatshëm për mentalitetin e tij, sulmuesi Moise Kin i tregon vlerat në Francë dhe Europë me PSG-në.
20-vjeçari vendosi një rekord të ri për sa i përket futbollit italian. Me dopietën e shënuar ndaj Bashakshehirit sot në Turqi, ish-lojtari i Juventusit dhe Evertonit bëhet lojtari më i ri italian që shënon si startues në Ligën e Kampioneve.

Ai zbret një kat më poshtë legjendën juventine Alesandro Del Pieron.

Kin është 20 vjeç e 234 ditë, ndërsa numri 10 legjendar Juventin shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve kur ishte 20 vjeç e 308 ditë.

Ngjarja paraprake

Rita Ora ekspozon trupin e saj seksi duke ushtruar në palestër

Ngjarja e ardhëshme

Gruaja se mban dot të qeshurën para Kryeministrit, policia e shoqëron në komisariat. Ja kur ka ndodhur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian