Vendimi për të ardhmen, Ronaldo mund të largohet nga Juve

Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti, sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo mund të konsiderojë largimin nga Allianz Stadium.

Sipas gazetarit, Juventus është i gatshëm ti ofrojë një marrëveshje të re, por Cristiano Ronaldo ende nuk ka vendosur nëse do qëndrojë në Torino apo jo.

Vendimi i portugezit thuhet që do të bazohet në ndeshjen me Porton, në rast se Juventus humb këtë ndeshje dhe eliminohet, atëherë Ronaldo mund të konsiderojë largimin nga Juventusi.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, Juventusi humbi ndeshjen e parë ndaj Portos me rezultatin 2-1. Tani skuadrat do të ndeshen në ndeshjen kthyese në Torino, ku Juve do kërkojë kualifikimin tutje.

Ngjarja paraprake

Çfarë paraqitje e Rashicës, Werderi triumfon me përmbysje

Ngjarja e ardhëshme

Martinez: Lukaku është lojtar i kompletuar falë Contes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian