Vendimi për ndërprerjen e orarit fleksibil të punës kthehet në shqyrtim të sërishëm në Qeveri

Shkup, 30 shtator 2020 (MIA) – Kryeministri Zoran Zaev, pas konsultimeve përfundimtare, vendosi të mos e nënshkruajë vendimin për suspendim të përkohshëm të vendimit për orar fleksibil të punës të administratës shtetërore të miratuar në seancën e 7-të të Qeverisë.

“Çështja do të shqyrtohet sërish në seancën e ardhshme të Qeverisë, pasi do të bëhen analiza dhe vlerësime shtesë për përshtatshmërinë për ndryshim të orarit të punës të administratës”, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Në kumtesë theksohet se deri tek vendimi i ri, si deri më tani, mbetet orari fleksibil i punës i të gjithë të punësuarve nga organet e drejtorisë shtetërore nga ora 07:30 deri në ora 8:30, deri në ora 15:30 dhe 16.30, me kohëzgjatje të plotë të ditës së punës prej tetë orëve. fb/

Ngjarja paraprake

Finalizohet operacioni ndërkombëtar, 7 shqiptarë në pranga për trafik armësh dhe droge

Ngjarja e ardhëshme

Mbeti e papunë si pasojë e pandemisë, arrestohet stjuardesa 27-vjeçare, nisi të tregtonte drogë

të fundit nga