Vendimi i GJK për votën e emigrantëve/ Ish-ministri: Drejtësi për shqiptarët! Dënoi zgjedhjet e 2021-it si antikushtetuese

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila konstatoi se është cenuar e drejta e votës së emigrantëve, duke marrë shkas nga zgjedhjet e vitit 2021.

Në një reagim në Facebook, Halimi thotë se vendimi i gjykatës dhe urdhri për të plotësuar boshllëkun ligjor, është një lajm i mirë për diasporën.

Sipas tij, për të gjithë shqiptarët ky është një vendim drejtësie sepse dënoi zgjedhjet e kaluara si antikushtetuese.

Reagimi i Eduart Halimit:

GJYKATA KUSHTETUESE KONSTATOM SHKELJEN E KUSHTETUTËS NË ZGJEDHJET E 2021!

Për “Diasporës Për Shqipërinë e Lirë”, dhe gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, ky është një lajm fantastik!

Për mua dhe ekipin tim që përgatitëm, asistuam dhe përfaqësuam në Gjykatën Kushtetuese çështjen, kjo është një fitore e jashtëzakonshme.

Për të gjithë votuesit shqiptarë ky është një vendim drejtësie jo vetëm se dënoi zgjedhjet e kaluara si antikushtetuese, duke vërtetuar pretendimet e kërkuesve, por dhe një vendim dënues për qeverinë e djeshme, të sotme dhe të neserme që kurrë më të mos përdorur pushtetin ekzekutiv duke ndaluar të drejtën e votës për interesin politik të çastit!

Faleminderit Florian Haçkës dhe “Diasporës Për Shqipërinë e Lirë” për besimin te skuadra jonë.

Urime për fitoren!

Urime ekipit dhe bashkëpunëtorëve të mi!

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Felix: Fokusi im është te Botërori

Story i radhës

Vuri bast për Marokun, mësuesi në SHBA fiton mbi 1 milion dollarë

Të fundit nga