Vendimi i EMA për AstraZeneca, Manastirliu: Provat treguan se vaksina ka efektshmëri të lartë

Pas vendimit nga EMA për përdorimin e vaksinës së AstraZeneca një reagim ka ardhur edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila thekson se tashmë është arritur në një konkluzion të qartë shkencor për përdorimin e kësaj vaksine.

Janë shuar në këtë mënyrë edhe frikërat pasi shumë qytetarë apo mësues në vendin tonë refuzuan të merrnin doza të vaksinës nga kjo kompani.

Po ashtu kujtojmë se vende si Gjermania, Franca, Italia dhe një sërë shtetesh të tjera pezulluan përdorimin e AstraZeneca.

Sipas njoftimit të fundit nga Agjencia Europiane e Barnave, vaksina e AstraZeneca nuk ka lidhje me mpiksjen e gjakut dhe se është e sigurt dhe efektive.

“EMA (Autoriteti Rregullator i Barnave i Bashkimit Evropian): “Kemi mbërritur në një konkluzion të qartë shkencor. Astra-Zeneca është një vaksinë e sigurtë dhe efektive. Përfitimet janë shumë herë më të mëdha se sa risqet. Vaksina nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të përgjithshëm të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut. Provat në botën reale, sugjerojnë që vaksina ka një efektshmëri edhe më të lartë se sa ajo e treguar gjatë testeve.”, shkruan Manastirliu duke cituar EMA.

Ngjarja paraprake

Vendet afrikane kanë më shumë shanse të përjetojnë një valë të tretë të Covid-19, thotë OBSh

Ngjarja e ardhëshme

Tottenham rrezikon kualifikimin, Orsic shënon sërish dhe dërgon ndeshjen në vazhdime

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian