Vendimet që hyjnë në fuqi në 2021, rritet paga minimale, hiqet TVSH-ja për 40 mijë biznese të vogla

Nga rritja e pagës minimale, heqja e TVSH-së, zerimi i tatim-fitimit, fiskalizimi, dhe heqja e akcizës për karburantin bujqësor, këto janë disa nga vendimet e rëndësishme që hyjnë në fuqi sot. 

Në Shqipëri, nga 1 janari paga minimale do të jetë 30 mijë lekë, nga 26 mijë lekë që ishte deri ditën e djeshme.

Ky është vendimi i Qeverisë, i cili u mor më 16 dhjetor dhe hyn sot në fuqi. Ndërkohë, për të marrë këtë pagë bazë duhet që të kryhen 174 orë pune në muaj gjatë kohës normale të punës, ndërsa shtesat jepen mbi pagën bazë.

Gjithashtu, një tjetër vendim që hyn në fuqi sot është ai që bizneset me qarkullim vjetor nga 0 deri në 10 milionë lekë, nuk do të jenë subjekte të pagimit të TVSH-së.

Nga dita e sotme fillojnë lehtësirat ndaj biznesit të vogël, i cili deri në vitin 2029 nuk do të paguaj këtë tatim dhe janë rreth 40 mijë biznese që pritet të dalin nga skema e TVSH-së, që është edhe zëri i të ardhurave tatimore më i rëndësishëm në buxhet.

Sipas ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, duke filluar nga sot bizneset e vogla me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë do të kenë tatim fitimi zero.

Sakaq, që sot fillon edhe fiskalizimi. Faturat që do të lëshohen për Entet Publike/Shtetërore duhet të jenë Fatura Elektronike, të cilat do të shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave.

Ngjarja paraprake

Britania e Madhe jashtë BE/ Çfarë ndryshon nga sot për britanikët

Ngjarja e ardhëshme

Në Izrael vaksinohen një milion njerëz për koronavirus

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian