Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 23.03.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 26-të të BKT Superligës, xhiros së 19-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B , xhiros së 18-të të Ligës së Dytë si dhe xhiros 18-të të  Superligës së kadetëve edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

Vendime:

Lojtarit i KF ”Trepça”  Arlind Syla me nr fanelle 4  dhe nr ID 005357M02. Ndërhyrje e pa lejuar si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça-Istogu. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Sharri “ Drilon Shkreta me nr fanelle 15 dhe nr ID 001341M97 . Në ndeshjen  e Ligës së Dytë, Rilindja-Sharri zhvilluar me 18.03.2022 në Prishtinë, në minutën 36 godet lojtarin kundërshtar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq . Bazuar në nenin 45  paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Lepenci” Lendrit Guri me nr fanelle 11dhe nr ID 015105M01. Në ndeshjen  e Ligës së Dytë , Vjosa – Lepenci zhvilluar me 20.03.2022 në Shtime , në minuten 90+ ndëshkohet me karton të kuq  (fyerje ndaj gjyqtarit) . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i  KF “Rilindja 1974“ nga Lugu i Baranit, Alban Mehaj, me nr fanelle 6 dhe nr ID  004709M99. Në ndeshjen e Ligës së Dytë , Gjakova – Rilindja 1974 zhvilluar me 18.03.2022 në Gjakovë, në minuten 78 ndëshkohet me karton të kuq (shtyrje me futbollistët vendas). Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Trepça “ Blerton Fetahu me nr të fanelles 10 dhe nr ID  004997M06. Në ndeshjen e  Superligës së kadetëve Trepça-Liria zhvilluar me 19.03.2022 në Mitrovicë, në minutën 52 ndëshkohet me karton të kuq (ofendim). Bazuar në nenin 45  paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Trajneri i KF “Ferizaj“ Shpejtim Gashi  me nr ID 011736M91. Në ndeshjen e Superligës së kadetëve Ferizaj – Ramiz Sadiku zhvilluar me 19.03.2022 në Ferizaj , në minuten 24 ndëshkohet me karton të kuq (ofendim). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK, njofton Komisioni disiplinor; shkalla e parë, me kryetar Metë Çeku.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

DAP kontrolle të rrepta në KIPPER

Story i radhës

Rrëfehet gruaja: Burri im bigamist u martua me gruan e tretë, mua më tha se do të …

Të fundit nga