“Vendi dridhej, ay mbeti, se s’tronditej nga tërmeti”, Presidenti Meta publikon vargjet e Nolit për Bajram Currin

“Vendi dridhej, ay mbeti, se s’tronditej nga tërmeti”, janë të shkëputura nga vargjet që Fan Noli i ka kushtuar Heroit të Popullit Bajram Curri.

Presidenti Ilir Meta ka shkëputur disa nga vargjet e poezisë për të cilat thotë se janë përherë aktuale, duke vlerësuar lart figurën e Bajram Currit, “si një nga djemtë trima më të shquar të Malësisë së Gjakovës, që gjithë jetën e tij ja dedikoi çështjes shqiptare”.

“Vargjet shpërthyese dhe përherë aktuale të shkruara për të nga Fan Noli mbeten madhështore për fuqinë e përshkrimit të kësaj figure të ndritur kombëtare, që mbetet i gjallë në zemrën e çdo shqiptari patriot, për të cilin ATDHEU ËSHTË I PARI, mbi gjithçka tjetër”, shkruan Meta.

POSTIMI I PLOTE

Si sot, në 16 janar 1862, lindi Heroi i Popullit, veprimtari i dalluar i Rilindjes Kombëtare, njëri nga udhëheqësit më të mëdhenj politikë e ushtarakë të kryengritjeve popullore për Pavarësinë dhe progresin demokratik të Shqipërisë, një nga djemtë trima më të shquar të Malësisë së Gjakovës, që gjithë jetën e tij ja dedikoi çështjes shqiptare, Bajram Curri.

Vargjet shpërthyese dhe përherë aktuale të shkruara për të nga Fan Noli mbeten madhështore për fuqinë e përshkrimit të kësaj figure të ndritur kombëtare, që mbetet i gjallë në zemrën e çdo shqiptari patriot, për të cilin ATDHEU ËSHTË I PARI, mbi gjithçka tjetër:

“Vendi dridhej, ay mbeti
Se s’tronditej nga tërmeti
Div drangoi i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.
Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,
Po ti s’vdiqe, or Baba,
As je vrar’ e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë”.

Ngjarja paraprake

Coronavirus: Alarm infektimi në burgjet e Milanos

Ngjarja e ardhëshme

Zhvishet Demi Rose, mbulon kokën me shami

të fundit nga