Vendet nordike duan mbrojtje të përbashkët ajrore kundër Rusisë

Komandantët e forcave ajrore nga Norvegjia, Suedia, Danimarka dhe Finlanda kanë nënshkruar një letër qëllimi për të krijuar një forcë të përbashkët ajrore nordike.

Forcat ajrore do të krijohen si rezultat i asaj që vendet e perceptojnë kërcënime të shtuara nga Rusia.

Sipas shefit të mbrojtjes ajrore të Danimarkës, Jan Dam, nisma është për shkak të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

“Flota jonë e kombinuar mund të krahasohet me flotën e një vendi të madh evropian”, tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters të premten.

Marrëveshja u nënshkrua në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani javën e kaluar nga shefat e mbrojtjes ajrore të katër vendeve nordike, duke përfshirë Rolf Folland, shefin e Forcave Ajrore Norvegjeze.

I pranishëm ishte edhe shefi i mbrojtjes ajrore të NATO-s, gjenerali amerikan James B. Hecker, i cili është edhe komandanti i forcave të mbrojtjes ajrore amerikane në Evropë!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çun Lajçi i reagon Kujtim Shalës: Ja pse shau në Kuvend

Story i radhës

Befasohet Luizi, ja çfarë informacioni mori sonte nga jashtë oborrit të BBVA

Të fundit nga