Vendet afrikane kanë më shumë shanse të përjetojnë një valë të tretë të Covid-19, thotë OBSh

Disa nga vendet afrikane kanë më shumë shanse të përjetojnë një valë të tretë të Covid-19 në javët e ardhshme, thotë OBSh.

Kjo pasi vendet shënuan një rritje të jashtëzakonshme të rasteve me Covid-19, paralajmëroi Drejtori Rajonal i OBSh-së, Matshidiso Moet në një konferencë shkruan CNN.

Megjithëse rastet e reja në Afrikë kanë rënë në 40% krahasuar me muajin e kaluar, ka pasur një trend të rritjes së rasteve të konfirmuara në 12 vende.

Deri më tani, më shumë se 16 milionë doza të vaksinës janë shpërndarë në 27 vende afrikane.

Ngjarja paraprake

Bebe Rexha publikon video pa asnjë filtër dhe fiton zemrat e të gjithëve

Ngjarja e ardhëshme

Vendimi i EMA për AstraZeneca, Manastirliu: Provat treguan se vaksina ka efektshmëri të lartë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian