Vëllai vret vëllanë dhe arratiset në Turqi

Pengu më i madh i Mide Gjikës është të gjejë rrënjët biologjike, ndërsa daja i saj i zhdukur ishte vëllai që ajo nuk e pati kurrë. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 1950 kur Baftjar Noka qëlloi aksidentalisht vëllain 21 vjeç. Dy vëllezërit kishin dalë me bagëti në fshatin Fushëqidhë të Dibrës, ku Baftjari 16-vjeç asokohe gjen në mal një pistoletë, me të cilën qëlloi për vdekje Qazimin.

 Ishin në mal me bagëti, ku Baftjari gjeti një pistoletë. Qazimi i tha: ’Vëlla kujdes se do më vrasësh’- Jo, i tha ai. Por ndodhi ajo që ndodhi, ai e qëlloi pa dashje. Baftjari u zhduk më pas. Nëna ishte vetëm në shtëpi. Një djalë e futi në tokë, ndërsa tjetri u arratis jashte vendit. Qazimi ishte martuar prej 6 muajsh. 

Pas kësaj ngjarje të rëndë, Baftjari nuk u kthye më në shtëpi, por vendos të arratiset jashtë vendit. Ai u largua drejt Izmirit të Turqisë, të dhënë të cilën familjarët e mësuan nga një i afërm i tyre. 10 vite më pas kushëriri Selim Noka, ndërsa bënte tregëti në Turqi takohet me Baftjarin. Ai qëndron tre ditë në shtëpinë e tij, ndërsa mëson se atje thërritej Aga dhe se ishte një person me shumë pozitë në shoqëri. Ai i kishte dhënë edhe dhurata djalit të xhaxhait Selimit, porosi për nënën e tij, Fatimen, e cila pasi një djalë e humbi nga kjo jetë, shpresonte kthimin e Baftjarit.

Një kushëri me emrin Selim Noka na tha se në vitin 1960 e takoi Baftjarin. Ai ishte asokohe një 26-vjecar dhe thërritej Aga në Turqi. Madje e kishte strehuar për tre ditë në shtëpinë e tij dhe i kishte blerë rroba të reja. Ai nuk kthehej në Shqipëri pasi kishte frikë nga regjimi, për shkak të vrasjes që kishte kryer. Kushëriri i tha nënës së Baftjarit se ai ishte mirë, madje i dha edhe disa para që ia dërgontë djali. Nëna nuk i pranoi, ajo donte t’i kthehej Baftjari dhe se e kishte falur.

Këtë amanet kërkon ta cojë në fund mbesa, Mide Prenci Gjika. 80-vjecarja erdhi në program e shoqëruar nga e bija, Majlinda Prenci, e cila kërkon t’i realizojë ëndrrën nënës së saj. Edhe kur në vitin 1992 dy persona që dyshohet se ishin djemtë e Baftjarit erdhën në Shqipëri nga Turqia, nuk u lidhën dot me asnjë prej familjarëve.

Në vitin 1992 kanë ardhur dy djem të rinj, në aeroportin e Rinasit. Kanë kërkuar ndihmë për të gjetur familjen Gjika, në Grykënok të Dibrës. Ata na  kanë kërkuar, pse të mos i lërkojmë edhe ne?

Pengu më i madh i Mide Prenci Gjika është të gjejë rrënjët biologjike, Ajo ishte 11 vjece, kur njëri dajë ndërroi jetë dhe një tjetër u arratis. Ajo ka shëtitur botën por Baftjarin nuk ka mundur ta gjejë dot. Iu drejtua emisionit Pa Gjurmë për të kërkuar pasardhësin e vetëm të mbetur nga nëna e saj.  

Kërkoj shumë ta takoj nëse daja është gjallë. Nuk dua asgjë, nuk kërkoj asgjë vetëm ta shoh. Shpresoj të jetë gjallë dhe të kem kontakt edhe me djemtë e tij. Nuk u kënaqa me të as kur isha fëmijë. Thjeshtë ta takoj

Ngjarja paraprake

COVID-19/ Certifikata false testesh në aeroportet dhe stacionet kryesore të Evropës

Ngjarja e ardhëshme

Shqiptari po i çmend kroatët, ja arsyeja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian