Vëllai i Valonit, Veton Berisha rezulton pozitiv për COVID-19

Veton Berisha ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus.

Lojtari me prejardhje kosovare, Veton Berisha, i cili përfaqëson Norvegjinë, ka rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Viking, skuadrës së cilës i mbronë ngjyrat Vetoni.

Berisha nuk ka treguar simptoma para testit, por duket se kontakti me persona të infektuar ka bërë që testet të dalin pozitive.

Lojtari akoma vazhdon të jetë pa simptoma, por qëndron në vet-izolim. Ai u paraqit në stërvitje me skuadrën e tij gjatë së hënës dhe të martës.

Berisha ka si shokë skuadre edhe dy lojtarë të tjerë kosovarë, Ylldrenin dhe Zymerin.

Ngjarja paraprake

Djali i presidentit Trump rezultoi pozitiv me koronavirus

Ngjarja e ardhëshme

Trump vazhdon fushatën zgjedhore në Ajova

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian