Velipojë/ Shokohet turisti nga Kosova në hotel: Porosita mëngjesin më thanë ‘ujë s’të sjellim! Paguaje

Çmimet e kripura të hoteleve të bregdetit shqiptar kanë lënë të zhgënjyer edhe turistët besnikë të Kosovës. Këta të fundit nuk po i përballojnë dot ndryshimet e çmimeve dhe shprehen se nuk po dinë ku të ankohen.

Një shqiptar i Kosovës ka bërë publike një ankesë kundrejt hotelit ku po qëndron. Ai shpjegon se në këtë hotel ku po qëndronte kishte porositur mëngjesin dhe darkën dhe nuk i kishin sjellë ujë. Kjo për shkakun se duhej ta paguante.

Ai shkruan:

“Përshëndetje, jam këtu tek një hotel në Velipojë, kam paguar për ushqim dhe pije në dy vakte, mëngjesin dhe darken si zakonisht mirëpo sot nuk na sjellin uj për t`u shërbyer thonë se duhet paguar me pretekstin se janë ankuar higjiena (o vëlla të ja bëjmë me dije se nuk trajtohet kështu një klient. aq me pak një kosovar i cili ja u di për nder pritjen e 99 tes që na betë po ja kështu të na grabisni në këtë formë, unë nuk di ku të ankohem tjetër pos tek ju) ju lutem që të mbetem anonim”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjini: Vdekja e parakohshme e Mentor Salihitit është dhimbje e madhe për tërë Kosovën

Story i radhës

Problemet ekonomike i detyrojnë mjekët turq të largohen nga vendi

Të fundit nga