Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u prezantuan në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, dega Tiranë, si drejtues politik të qarkut Tiranë, ku gjithashtu bën pjesë edhe Kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Në mbledhjen që zgjati rreth 1 orë e 45 minuta kryesocialisti Rama ndau detyra dhe dha porositë për punën që duhet bëreë në terren për zgjedhjet parlamentare, raportoi për Balkanweb gazetari Ergys Gjençaj.
Burimet thonë se Rama është shprehur se meqë Tirana është qark i madh atëherë edhe përgjegjësia dhe punët duhen ndarë.
Sipas tij, Erion Veliaj duhet që përveç koordinimit për zgjedhjet, duhet të përqëndrohet edhe me punët e Bashkisë, pasi edhe kjo çështje, ofrimi i shërbimeve për qytetarët, është e rëndësishme në aspektin elektoral.
Rama ka kërkuar angazhim maksimal në takime, koordinim të strukturave partiake dhe vëmendje tek komunikimi sidomos, në rrjetet sociale.