Veliaj dhe Rama inspektojnë shkollat “Sami Frashëri” e “Murat Toptani”: Do të jenë gati për vitin e ri shkollor

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama inspektuan punimet për rindërtimin e dy shkollave të kryeqytetit, të cilat u dëmtuan rëndë nga tërmeti i nëntorit 2019.

Ata u ndalën në shkollën 9-vjeçare “Murat Toptani”, në Selitë, për të cilën Veliaj tha se kapaciteti i saj shkon nga 120 që ishte, në 360 nxënës me ndërtesën e re.

“Shkolla e re do të ketë edhe parashkollorin e integruar, çka nuk e ka pasur me përpara. Do të shtrohet rruga me asphalt, për të urbanizuar gjithë zonën. Shkolla do të ketë mbaruar deri në fund të marsit, prandaj po mundohemi të kapim një pjesë të këtij semestri, që nxënësit t’i rikthejmë në shkollën e re. Në shtator do të jetë gati me të gjitha pajisjet, për vitin e ri shkollor”, u shpreh Veliaj.

Gjatë inspektimit të gjimnazit “Sami Frashëri”, kryebashkiaku shpjegoi se godina do të jetë dyfish më e madhe se e para. Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë në të dyja shkollat, duke vënë theksin te rritja e vlerës së pronës.

“Qentë le të vazhdojnë të lehin, por shkolla do të ecë përpara. Rëndësi ka që kjo energji e re positive, që sjell projekti në këtë zonë, të sjellë një vlerë të shtuar edhe për fëmijët, edhe për prindërit. Çdo ndërhyrje e kësaj natyre, si te Bulevardi “Zogu I” apo në çdo zonë zonë tjetër, i rrit vlerën pronës”, tha Rama.

Ngjarja paraprake

Sulm me thikë në metron e Brukselit, disa të lënduar

Ngjarja e ardhëshme

Zyrtare: Zirkzee transferohet te Parma nga Bayerni

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian