Vehbi Raçi – lojtar aktiv e trajner në Gjeneratën e Republikës, milicia serbe e mori në bisedën informative

Sporti i pingpongut si çdo sport tjetër në Kosovë, ishte halë në sy për regjimin serb në vitet e 90-ta (1991-1999). 

Pingpongistët dhe klubet hasën në vështirësi të mëdha në organizimin e garave, për faktin se vazhdimisht ishin të kërcënuar nga regjimi serb dhe shpesh herë edhe ndërhynin në aktivitetet e Kampionatit të Republikës së Kosovës në pingpong, që zhvilloheshin nëpër shtëpia private dhe bodrume. 

Vehbi Raçi i takon Gjeneratës së Republikës dhe u shqua si veprimtar sportiv.

Image

Ai ka qenë pingpongist, menaxher dhe trajner i klubit Gjinkalla nga Mirashi u Ferizajt, që me sukses garoi në garat e Republikës së Kosovës në vitet e 90-ta. 

Ai kujton një rast kur milicia serbe e mori në bisedë informative në stacionin policor të Ferizajt.

“Vetëm me morën në pyetje por nuk jam maltretu”, thotë Raçi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Raçi është krenar që kontriboi në vitet më të rëndë, së bashku me mijëra sportist dhe i kanë bërë rezistencë milicisë serbe.  

Si sot kujtohet Raçi kur vraponte në çdo cep, duke e dhënë kontributin e tij për pingpong dhe për sport në përgjithësi, asnjëherë nuk u ndal përkundër kërcënimeve nga milicia serbe.  

Sot ndihet krenar për kontributin që ka dhënë, sidomos kur shikon të rinjtë dhe të reja duke zhvilluar veprimtarin e tyre në stadiume dhe palestrat sportive.

Ngjarja paraprake

Challandes: Nëse them se nuk kemi gjasa për t’u kualifikuar, unë jam një trajner i keq

Ngjarja e ardhëshme

Këshillat e ekspertëve që ju ndihmojnë ta bindni fëmijën të shkojë me qejf në kopsht

të fundit nga

Milani me mungesa

Zlatan Ibrahimoviç, Isamel Bennacer dhe Theo Hernandez, do t’i mungojnë Milanit në

AlbanianEnglishMacedonian