Vedat Muriqi shënon 3 gola me Lazion

Vedat Muriqi prej kohësh flitet se mund të largohet nga Lazio në merkaton e janarit, teksa shkak për këtë është bërë forma e sulmuesit të Kosovës, i cili  deri tani nuk ka bindur trajnerin dhe drejtuesit.

Megjithatë futbollisti shqiptar ka gjetur ditën e sotme golat e parë me fanellën e Lazios, ndonëse nuk ishte ndeshje zyrtare.

Trajneri Inzagi vendosi të zhvillojë një ndeshje miqësore, mes lojtarëve të ekipit të parë që janë aktivizuar më pak dhe skuadrës Primavera.

Ndeshja u fitua 6-4 nda ekipi i parë, me Muriqin që shkëlqeu në këtë ndeshje, duke realizuar tripletë golash dhe duke i dërguar kështu një mesazh drejtuesve dhe trajnerit për të ardhmen.

Ngjarja paraprake

Hoxhaj sheh entuziazëm të strukturave të PDK-së në Kaçanik

Ngjarja e ardhëshme

Të dielën fillojnë aplikimet për bursat ndërkombëtare për studime në Turqi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian