Vedat Muriqi e Strakosha nga minuta e parë

Janë publikuar formacionet zyrtare të takimit të 1/8 së Kupës së Italisë, ndërmjet Lazios dhe Parmës.

Lazio e cila fitoi derbin lokal ndaj Romës synon kalimin tutje në Kupën e Italisë.

Edhe Parma ka objektiv të shkaktojë befasi në “Olimpico” për ta eleminuar Lazion nga kjo fazë e Kupës.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi do të jetë nga minuta e parë në këtë përballje për Lazion.

Gjithashtu nga fillimi në portë do të jetë edhe “gardiani” shqiptar, Thomas Strakosha.

Përballja ndërmjet Lazios dhe Parmës fillon nga ora 21:15.

Ngjarja paraprake

Sami Lushtaku e “plas” Covidin në mes të vendlindjes së tij

Ngjarja e ardhëshme

SHBA, protestuesit e ekstremit të majtë sulmojnë zyrat e Partisë Demokratike

të fundit nga