Vdiq Izet Kastrati, ish-hendbollisti i dalluar i Kosovës

Të hënën ka vdekur Izet Kastrati, emri i njohur i hendbollit kosovar. I ndjeri Kastrati ka qenë gjatë pjesë e hendbollit tonë. Ai vdiq në moshën 64-vjeçare.

Kastrati ishte lojtar i dalluar i KEK-ut, Prishtinës, Drenicës e Vëllaznimit. Së fundi ishte i angazhuar si trajner i KHF Verona nga Obiliqi.

Në fund të viteve 70-ta dhe në fillim të viteve 80-ta ishte prej hendbollistëve të dalluar në vendin tonë.

Në emër të FHK-së, familjen Kastrati e ka ngushëlluar presidenti Eugen Saraçini.

Me vdekjen e Izet Kastratit familja e madhe e hendbollit ka mbetur pa një anëtar të rëndësishëm. Kontributi i tij si lojtar e më pas si trajner do të kujtohet gjithnjë”, ka shkruar Saraçini.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Parku i madh i Gjakovës vazhdon të plotësohet çdo ditë e më tepër

Story i radhës

Çfarë kanë zili më shumë të tjerët tek ti?

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish