vdiq 83 vjecari ne batince u godit nga golf i teksa kalonte rrugen 671e23691d562

Vdiq 83-vjeçari në Batincë, u godit nga “Golf”-i teksa kalonte rrugën!

October 27, 2024
1 minut lexim


Një rast tragjik është regjistruar mbrëmë në fshatin Batincë të Shkupit, transmeton TV21. Një 83-vjeçar, me iniciale F.I. ka ndërruar jetë në rrugë – pasi u godit nga vetura “Folksvagen Golf” me shofer A.S. (33), ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 26.10.2024 në ora 19 në SPB Shkup është denoncuar se në udhëkryqin nga rruga rajonale Shkup – TEC Kozjak me rrugën “1” në fshatin Batincë të Shkupit, vetura “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, me shofer A.S.(33) nga fshati Cvetovë e Shkupit, ka goditur këmbësorin F.I.(83) nga fshati Batincë e Shkupit. Në fatkeqësi, pas lëndimeve të marra, ka vdekur F.I. kurse nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja”, thuhet mes tjerash në njoftim.


Shtohet se trupi i të ndjerit është dërguar për t’iu nënshtruar obduksionit, ndërkaq shoferi A.S. është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup për të marrë mjekim ku janë konstatuar lëndime trupore.

Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup./TV21

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

ndertimi i korridorit 8 ne pikepyetje bizneset do te kete pasoja negative ne ekonomi dhe biznes 671e214f1b86f
Story i mëparshëm

Ndërtimi i Korridorit 8 në pikëpyetje/ Bizneset: Do të ketë pasoja negative në ekonomi dhe biznes!

protesta te porti i durresit kunder mbetjeve te rrezikshme reagon ashper mucollari 671e25480adbd
Story i radhës

Protesta te Porti i Durrësit kundër mbetjeve të rrezikshme, reagon ashpër Muçollari

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë