Vdes themeluesi i KB Lipjanit 

Në faqen e klubit të basketbollit Lipjanit konfirmohet lajmi për vdekjen e themeluesit të këtij klubi.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë që sot u nda nga jeta trajneri dhe punëtori i palodhshëm i basketbollit Lipjanas e në veçanti KB Lipjanit, Pajazit Olluri. 

Pajaziti ishte themelues i KB Lipjanit, punoj shumë me të gjitha gjeneratat dhe mbajti “gjallë” klubin edhe atëherë kur ishte më së vështiri!

Për më shumë edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndihmoj nga afër edhe në periudhat më të mira klubin, inkuadrimin në Super Ligë në vitin 2018 dhe qëndrimin aty për dy vite rresht. 

Do mbetet i respektuar dhe i kujtuar gjithmonë nga gjithë sportistët e në veçanti nga klubi që e themeloj vet, KB Lipjani! 
Prehu në paqe Pajo!”, shkruan në faqen e KB Lipjani.

Ngjarja paraprake

Takimi me banorët e Shkallnurit, Paloka: Do t’i kthejmë Partisë Demokratike rezultatet historike

Ngjarja e ardhëshme

10 raste pozitive me COVID-19 në Suharekë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian