Vdes pas 3 javësh në spital nga Covid nënkoloneli shqiptar

Një tjetër personalitet i rëndësishëm në Shqipëri ka humbur jetën, pasi është infektuar me COVID. Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare ushtaraku, Ndrec Përkeqi.

Nënkoloneli aktiv në Ushtri (Ministrinë e Mbrojtjes), ka ndërruar jetë në Spitalin COVID-2 pas 3 javësh luftë me koronavirusin.

Trupi do të prehet këtë të diel në Laç, ku jetojnë prindërit e tij. I ardhur nga Selita në Mirditë, ai ka shërbyer në një sërë strukturash, ndërsa jetonte me qira në Tiranë me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Përkeqi, ka pasur një rol dhe kontribut shumë të madh në luftën e Kosovës, pasi në atë periudhë ka qenë komandat i batalionit të tankeve. 

Ngjarja paraprake

Kina nënshkruan marrëveshjen më të madhe të tregtisë së lirë me 14 shtete

Ngjarja e ardhëshme

Azerbajxhani për shkak të kushteve natyrore dhe klimatike i dha Armenisë afat 10 ditë shtesë për të evakuuar Kalbajarin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian