Vdes nga koronavirusi mësuesja që u pensionua muajin e kaluar

Luljeta Zymberi, ish-mësimdhënëse në shkollën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Ajo kishte dalë në pension më 6 shtator të këtij viti, teksa kishte punuar gjatë gjithë periudhës para pensionimit, si edhe gjatë kohës së pandemisë.

Zymberi ishte infektuar me koronavirus, teksa nuk ka arritur t’u përballojë komplikimeve shëndetësore të shkaktuara  ky virus.

Njoftimi i plotë i shkollës “Pjetër Bogdani”:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë kolegia dhe ish arsimtarja jonë Luljeta Zymber. E ndjera kishte punuar me vite të tëra në shkollën tonë duke dhënë kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të tërë. Madje edhe gjatë kohës së pandemisë edhe pse ishte në prag të pensionimit, ajo që nga fillimi i muajit mars asnjëherë nuk u ndal me punën dhe përkushtimin e saj me nxënës, deri sa kishte dal në pension më 6 shtator të këtij viti.

E ndjera së fundmi ishte infektuar me virusin korona e të cilin nuk arriti ta përballoj ku edhe e humbi jetën.

Menaxhmenti i shkollës sonë së bashku me stafin e shkollës iu shprehin ngushëllime më të sinqerta të gjithë familjarëve, miqve dhe dashamirëve që e kanë njohur arsimtaren, Luljeta!

Prehu në paqe kolege dhe mikja jonë e respektuar!.

Ngjarja paraprake

Gjobiten 592 qytetarë të pabindur që nuk mbajnë maskë

Ngjarja e ardhëshme

Doli në pension, vdes nga COVID-19 mësuesja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian