Vdes nga Coronavirusi komandanti i zjarrfikësve të Dragashit

Ka ndërruar jetë nga COVID-19, komandanti i zjarrfikësve në Dragash, Fahri Piraj.

Lajmin e ka konfirmuar Qendra Operative Emergjente e MSH.

Piraj ishte i shtrirë në Spitalin e Prizrenit ku po trajtohej pas infektimit me Coronavirus.

Ceremonia e varrimit është në orën 15:30 në varrezat e fshatit Pllavë të Dragashit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Ngjarja paraprake

Në 108 vjetorin e Pavarësisë, Ava Max: Krenare për origjinën time...

Ngjarja e ardhëshme

Regjistrohen 729 shkelje për mosmbajtje të maskës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian