Vdes në moshën 36-vjeçare futbollisti

Futbolli sot ka marrë një lajm tronditës. Ish futbollisti i klubeve skoceze, Hearts dhe Rangers, Marius Zaliukas ka ndërruar jetë në moshën 36 vjeçare.

“Ne shprehim ngushëllimet tona të thella për familjen e Mariusit”, ka shkruar Federata e Futbollit të Lituanisë në njoftimin e dhënë.

Zaliukas vuante nga një sëmundje e neuroneve, dhe ishte gruaja e tij e cila bëri publik lajmin për vdekjen e lojtarit vetëm 11 ditë para ditëlindjes së 37-të.

Qendërmbrojtësi i lindur në Kaunas të Lituanisë, u paraqit në mbi 150 ndeshje për Hearts gjatë viteve 2007 dhe 2013, ku ishte edhe kapiten i ekipit në triumfin që Hearts e arriti në Kupën e Skocisë në vitin 2012.

Zaliukas pastaj luajti edhe për skuadrën e njohur Leeds United dhe Rangers para se të kthehej në Lituani, ku kishte 25 paraqitje.

“Ai do të prehet në paqe përjetësisht tani. Zemra e Marius Zaliukas pushoi së rrahuri sot” – shkroi Nora Zaliuke.

Ngjarja paraprake

Dita e 18-të/ Nuk ndalet greva e naftëtareve të Ballshit

Ngjarja e ardhëshme

Rritet në 55 numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian